Historia/ 70 vjet nga skedina e parë që lindi në burg

Lindi në një burg dhe u kthye në “një burg” për shumë njerëz në botë.

skedinaBëhet fjalë për skeldinën e parë në Itali të quajtur “Totocalcio” dhe që mbushi 70 vjet.

Gazetat italiane i kanë kushtuar një hapësirë të veçantë skedinave të para në Itali të famshmes 13-tëshe.

Një gazetar sportiv i quajtur Massimo Della Pergola është ai që e shpiku skedinën në fjalë ndërsa ndodhej në burgun Pont de la Morge, në Zvicër ku ndodhej refugjat në vitin 1938.

Ai ka rrëfyer se si e krijoi skedinën e parë.

“Kisha mësuar se kishte baste sportive në disa vende të Europës, si Zvicër dhe Angli, por doja diçka tjetër. Për të arritur te skedina pata goxha punë. Edhe ideja e “1 X 2” nuk erdhi menjëherë. Bëra disa prova. “1 2 3” më ngjante shumë fëminore. “A B C” e konsidreova shumë shkollore. E vendosa. Një kolonë me 12 ndeshje. 1 për fitoren e skuadrës në shtëpi, X për barazimin dhe 2 për skuadrën udhëtuese. Mendova edhe për vendin që sapo kishte dalë nga lufta. Një pjesë e të ardhurave të shkonin për Federatën e Futbollit që të investonte në sport, një pjesë për ministrinë e financave dhe pjesën tjetër për vete”.