Historia e dy vëllezëve futbollistë: Nuk luajnë me Vllazninë dhe Adën për shkak të gjakmarrjes

tmp_29642-Screenshot_2016-02-27-11-14-391076678767Prej një jave, babai i tyre, Marku, nuk mund të shohë stërvitjet e Vllaznisë, Stivi nuk mund të stërvitet tek Ada, ndërsa Uendi nuk mund të dalë nën urdhrat e trajnerit Armando Cungu.

Kjo, sepse burrat e shtëpisë, siç e do zakoni në veri, janë të detyruar të ngujohen nga frika se gjaksi mund t’i vrasë.

Gjakmarrja, ky fenomen fatkeq që nuk po gjen zgjidhje, prej një jave ka bërë që fisi Vecaj të ngujohet, mes të cilëve edhe dy futbollistët dhe babai i tyre tifoz. Kjo dramë vjen pasi xhaxhai i tyre më 21 shkurt vrau një tjetër shtetas.

76-vjeçari Ndokë Vecaj qëlloi për vdekje 55-vjeçarin Nikë Bungu në fshatin Shtoj i Vjetër, njësia administrative Rrethina, Bashkia Shkodër.

Viktima hyri në orën 2 të mëngjesit në rrethimin e banesës së 76-vjeçarit Vecaj. Ky i fundit nga frika e grabitjes, pas një telefonate nga djali i tij se dikush ndodhej prapa shtëpisë, nuk ka hezituar, por ka marrë çiften që e posedon me leje dhe pasi ka qëlluar dy herë në ajër për paralajmërim, është drejtuar pas shtëpisë së tij dhe ka qëlluar dy herë të tjera në drejtim të Nikë Bungut, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

Gjykata e Shkodrës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Ndokë Vecaj, edhe pse avokati kërkoi “arrest shtëpie”. Tashmë dy sportistë shembullorë, Stivi e Uendi, janë ngujuar në shtëpi, duke mos mundur prej një jave të shohin as dritën e diellit e jo më fushën e stërvitjes Dramë në Shkodër së futbollit. Ata nuk kanë bërë asgjë!

Që herët, Stivi dhe Uendi si shumë fëmijë të tjerë të Shkodrës u rrëmbyen nga loja mahnitëse e futbollit. Të iniciuar nga babai i tyre Marku, një tifoz i thekur i Vllaznisë, një i çmendur pas futbollit. Stivi provoi të ishte pjesë e Vllaznisë, i ardhur nga ekipet zinxhirë të akademisë.

Nga aty vijoi ta ndiqte ëndrrën e tij, por tashmë tek Ada e Velipojës me shpresën e madhe se një ditë mund të jetë sërish pjesë e Superligës, natyrisht dëshirën e madhe e ka te Vllaznia.

Uendi, një 18-vjeçar, sapo ka nisur ëndrrën e madhe, pasi ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Vllazninë, duke u cilësuar si një prej talenteve shkodranë që pritet të shpërthejë. Uendi është në planet e trajnerit Cungu dhe në këtë pjesë të dytë të sezonit priste të debutonte me fanellën kuqeblu./Panorama Sport