Historia+18/ Babysitter te shoqja e mamit, por bëja seks rregullisht me…

couple_news_entry_26555-300x300Jam duke bërë seks me burrin e shoqes më të ngushtë të mamasë sime. E dimë të dy që është e gabuar, por nuk mund t’ia mohoj vetes këtë. Ai është 41 vjeç dhe shumë në formë, e mban veten. Ndërsa unë jam 19, por e pjekur për moshën që kam.

Unë kam qenë babysitter në shtëpinë e tyre për dy vjet. Një mbrëmje ishim në makinë kur nisëm të bisedonim. Ai më pyeti nëse kisha të dashur dhe nëse kisha kryer marrëdhënie seksuale.

I thashë se kisha bërë seks më parë me të dashurin tim, por tani isha single. Biseda me të vazhdoi me një fjalor të pisët. Ai më kërkoi numrin e telefonit dhe më dha të tijin.

Për një periudhë nisëm të shkëmbenim sms, ndërsa më pas fotografi seksi të njeri-tjetrit. Një mbrëmje vitin e kaluar ai ndaloi makinën, pasi unë kisha përfunduar punën si babysitter dhe nisi të më puthë.

Përfunduam duke bërë seks në pjesën e pasme të makinës. Seksi me të ishte sikur kishe përballë një djalë të ri. Ne e vazhduam më tej këtë lojë, takoheshim pasi ai përfundonte punën dhe nisëm të planifikonim fundjavat së bashku.

Unë i thashë mamasë sime se do të shkoja te një shoqe në Londër, ndërsa ai i tha gruas se do të shkonte në një konferencë. Por pa dashje harrova telefonin tim në shtëpi dhe mamaja zbuloi gjithçka.

Burri i shoqes së saj më kishte dërguar një sms flirtues gjatë kohës që unë bëja babysitterin. Ky ishte kodi ynë sekret me të cilin merreshim vesh. Mamaja ime telefonoi shoqen e saj dhe i tha se, do ti dërgonte një sms.

Shoqja e mamit nuk e kishte idenë për çfarë mesazhi bëhej fjalë, por presupozonte se burri i saj i kishte planifikuar një surprizë. Unë i thashë atij se, mamaja ime kishte parë tekstin e mesazhit dhe do të ishte mirë që ai t’i bënte një surprizë gruas, të cilën ai e bëri.

Nuk mendoj se mamaja ime e ka kuptuar se sa larg kanë shkuar gjërat. Ai më kërkoi që unë të ndërprisja flirtet me të dhe më tha se të gjithë, përfshi edhe gruan e tij, e dinë se ai është një mashtrues dhe se unë po luaja me zjarrin.

Unë pranova dhe i ndërpreva kontaktet me të, por vetëm për dy ditë. Tani ne bëjmë seks sa herë na jepet mundësia. Unë e pëlqej realisht atë dhe ai më thotë të njëjtën gjë.

Si mund ta ndërpresim kur ndihemi kaq mirë?

Përgjigjja e psikologes

Fillimisht ti duhet t’i mbushësh mendjen vetes për ta ndërprerë këtë marrëdhënie. Ky njeri nuk është i lirë të të dashurojë ty dhe ti, do të “plagosesh” një ditë.