Historike, Kosova pranohet në FIFA!

kosova-1-300x169Europa është shumë e vogël për talentët tanë të mëdhenj. Anëtarësimi sot në FIFA, përfundimisht krijon një terren të ri për promovimin e futbollit kosovar në garat botërore. Gjatë izolimit 25 vjeçar, ne iu kemi dhënë shumë talentë kombëtareve dhe ekipeve botërore. Nga sot, ata e kanë vendin në kombëtaren e Kosovës. Jam mirënjohës për të gjithë që punuan për anëtarësimin e Kosovës në FIFA. Ishte një rrugëtim i gjatë i ndërkombëtarizimit të sportit kosovar. E filluam me pingpong dhe e përfunduam sot në FIFA. Të bashkuar duhet të luftojmë për betejën e radhës, për fitoren e radhës, për ditën historike të radhës për Kosovës. Gëzuar!“, ka qenë ky komenti i Presidentit te Kosoves Hashim Thaçi me rastin e anetaresimit te Kosoves ne FIFA.

Kosova ka marre 86% te votave, ne votimin e sotem te Kongresit te FIFA-s.

Tani Kosova mund te luaje ne eliminatoret per boterorin e ardhshem.

Nje gje e tille mund te kete efektee dhe te kombetarja e Shqiperise, apsi disa lojtare mund te zgjedhin lirisht t’i bashkohen kosoves.