Historike/ Skënderbeu kualifikohet në play off të Champions League

1325447731skenderbeu_0Skënderbeu bën historinë në futbollin shqiptar. Pasi fitoi sërish 2-0 përballë moldavëve të Milsamit realizoi dicka që asnjë nga klubet shqiptare nuk e ka bërë deri tani. Korcarët u kualifikuan për në play off të Champions League. Të sigurt skuadra e Mirel Josës ka kualifikimin këtë sezon në grupet e Europa League. Nëse ëndrra do të vazhdojë edhe një raund, do të kemi të parën skuadër shqiptare në grupet e Ligës së Kampionëve.

Në “Elbasan Arena”, kampionët e Superligës luajtën si një ekip I madh, duke harruar që kishin fituar 2-0 në Moldavi, dhe duke sunduar lojën thuajse nga fillimi në fund.

Hamdi Salihi e Gerhard Progni shënuan golat e një suksesi që I përket jo vetëm korçarëve e tifozëve të tyre, por gjithë futbollit shqiptar. Nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa, futbollistët dhanë shpesh herë spektakël në fushë, e mund të kishin shënuar edhe më shumë.

Moldavët mbetën në inferioritet numerik që në fillim pasi George Androniç u përjashtua nga loja pas një faulli të rëndë duke ia bërë gjithçka më të lehtë vendasve.

Pas këtij suksesi dhe pas 3 milionë eurove të UEFA-s Skënderbeu dok të tentojë futjen në elitën e futbollit europian sic janë grupet e Champions League. Kjo do të varet edhe nga shorti që hidhet të premten.