Horoskopi, 1 shtator 2014

horoskopiDashi

Janë shumë planetë në lëvizja, çka përcakton edhe një farë paqëndueshmërie gjatë ditës së sotme, që në aspektin ekonomik mund të jetë jo edhe aq pozitive, me gjithë mbështetjen e Jupiterit.

Demi

Edhe të lindurit e kësaj shenje do të përfshihen në ‘vorbulla” virtuale lëvizjesh planetare, të cilat, gjithsesi do të jenë pozitive e nga kjo duhet të përfitojnë. Erosi duket në rënie.

Binjakët

Ju ka “kthyer paksa krahët” ylli juaj, Merkuri, por ja ku ja mbërrin Dielli që jo vetëm ju ripërtirin forcat me energjitë që sjell, por me dritën e tij do të ndriçojë edhe skutat më të errëta të mendjes.

Gaforrja

Pas një zhgënjimi që ka lënë jo pak gjurmë në shpirtin tuaj, duket se ka ardhur momenti i “revanshit” “Triumvirati” Mars- Afërditë-Jupiter ju jep në dorë një “AS” që ju bën fitimtarë.

Luani

Do të jeni nën ndikimin e disa planetëve që janë në kontrast me njëri-tjetrin, si Merkuri dhe Afërdita, që do t’ju nxjerrin jo pak pengesa gjatë aktivitetit tuaj. Një dilemë ju bren vazhdimisht.

Virgjëresha

Për ju që i përkisni kësaj shenje, është pikërisht kontrasti Merkur-Afërditë ai që do të sjellë një shkundje përtë cilën kini aq shumë nevojë. “Zgjohuni” sa jeni në kohë dhe shihni realitetin në sy.

Peshorja

Duke programuar më mirë ditën tuaj me siguri që do të arrini të realizoni të gjitha objektivat dhe angazhimet tuaja, por duhet të jeni pak më sistematikë. Reflektoni pak për dashurinë.

Akrepi

Ndoshta ngaqë gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet, ndoshta ngaqë kuadri yjor në të cilin do të ndodheni është shumë “i errët” dita e sotme do të jetë nga ato që duhen harruar sa më shpejt.

Shigjetari

Në përgjithësi kuadri yjor do të paraqitet pozitiv për ju, por mos harroni se që të pretendoni që të tjerët të bëjnë atë që doni ju, duhet t’i përmbaheni edhe ju premtimeve tuaja.

Bricjapi

Do të jeni nën “egidën” e shumë planetëve pozitive prandaj duhet të përfitoni e të tregoheni të gatshëm për të kapur momentin e përshtatshëm. Sa pasion që sjell Hëna sot në dashuri!

Ujori

Ngado qëta vërtitni nuk mund t’i shpëtoni dot sot “stuhisë” qiellore, që me Marsin agresiv e “zemërak” do t’jua mbajë nervat të tendosura. Vetëm Hëna muns të sjellë pak paqe në shpirtin tuaj.

Peshqit

Dielli nga pozicioni i Binjakëve duket se e mban hapur “një sy” edhe për ju që i përkisni kësaj shenje e që do të gëzoni me siguri mbështetjen e yllit të jetës. Mirë fusha sentimentale.