Horoskopi, 21 gusht 2014

horoskopiDashi

Tashmë Marsit, që për një pjesë të mirë të të lindurve tyë kësaj shenje ka qenë negativ, duket se e ka përfunduar « misionin » e tij pengues dhe tani do të rikthehet pozitiv. Mirë erosi.

Demi

Nëse do të vazhdoni të tregoheni përsëri të plogët dhe pa shumë vullnet për të punuar nuk do të bëni gjë tjetër veçse do të rëndoni më shumë pozicionin tuaj në raport me eprorët. Erosi në rënie.

Binjkakët

Përsëri për të lindurit e kësaj shenje është Merkuri ai që e kthen gjithçka, ose thuajse gjithçka në favorin e tyre. Mund t’ ju vijë një kerkesë që do t’ju verë pak në siklet, por mos u nxitoni.

Gaforrja

Afërdita nga njëra anë dhe Marsi nga ana tjetër do t’i japin ditës së sotme një ritëm të lartë, në të dy aspektet, atë afektiv dhe në atë të punës. Kujdes, mos premtoni të pamundurën.

Luani

Edhe pse mund të keni ndonjë moment jo shumë pozitiv gjatë ditës së sotme në përgjithësi dita do të jetë e mirë. Hëna pozitive bën që edhe humori juaj sot të jetë mjaft i mirë. Po kështu edhe erosi.

Virgjëresha

Më në fund, pas një periudhe jo shumë të mirë po fillojnë të duken shenjat e para të një kthese pozitive dhe kjo do t’ju bëjë sigurisht më optimistë. Në përmirësim edhe raportet me partnerin.

Peshorja

Edhe të lindurit e kësaj shenje do të ndjehen si të çliruar, pasi ndikimi i Marsit agresiv duket se ka rënë ndjeshëm. Moment i përshtatshëm për ta rifilluar atë që keni lënë përgjysmë.

Akrepi

Marsi që sapo ka hyrë në shenjën tuaj vërtet që ju bën më dimamikë, por nga ana tjetër ju bën edhe të rrëmbyer, që që mund të ndikojë negativisht kur do t’ju duhet të merrni një vendim. Mirë shëndeti.

Shigjetari

Nga një sukse në tjetrin, kjo mund të thuhet për pjesën më të madhe të atyre që i përkasin kësaj shenje, që është totalisht në ndikimin e yjeve të mirë. Megjithatë, partneri ka nevojë për ju.

Bricjapi

Me kalimin e Marsit krahas Saturnit në shenjë do të jeni më të gjallëruar dhe kjo do t’ju japë më shumë mundësi për të ndjekur nga afër aktivitetin tuaj në planin ekonomik. Edhe erosi pozitiv.

Ujori

Do të jeni në egidën e Jupiterit dhe Marsit, kontrasti i të cilëve nga ana tjetër bën të jeni disi të pavendosur, ndonëse ju japin shumë energji. Afërdita duket se ju rizgjon diçka në apektin sentimental.

Peshqit

Me kaq shumë planetë pozitivë në qiellin tuaj si zor që dita e sotme të mos shënojë gjëra pozitive. Megjithatë, nuk duhet t’ia lini gjithçka qiellit dhe rastësisë. Duhet të lëvizni edhe vetë.