Horoskopi, 28 gusht 2014

horoskopiDashi

Është e mundur që dita e sotme do të jetë pak e bezdisshme. Nervozizmi do t’ju bëjë të paqëndrueshëm dhe do të influencojë në marrëdhëniet me njerëzit që ju rrethojnë. Shëndeti i mirë.

Demi

Mos u hutoni, mos përballoni me lehtësi situata të rëndësishme që meritojnë më shumë vëmendje nga ana juaj. Ndërsa për sa i përket jetës sentimentale gjithçka shkon mirë.

Binjakët

Mërkuri në orbitën tuaj hynë në mënyrë shumë harmonike, kjo do t’ju sjellë shumë gjëra pozitive anën profesionale. Mundohuni të shfrytëzoni çdo rast të ri që ju paraqitet.

Gaforrja

Hëna ju bën disi të plogësht dhe dembelë. Mirë të është të lëvizni dhe të shfrytëzoni kohën. Është në të mirën tuaj që të mos lini çështje pezull. Kujdes me partnerin, mund të keni një diskutim.

Luani

Marsi do tu japi ide të reja, por mundohuni të seleksiononi ato më të vlefshmet dhe më konkretet. Të favorshme janë edhe mbledhjet në punë, marrëveshjet. Jetë në çift është në maksimum.

Virgjëresha

Rëndësi në ditën e sotshme do të ketë dialogu në familje. Është shumë e rëndësishme që ju të tregoni pikërisht idetë dhe mendimet tuaja për një çështje shumë delikate.

Peshorja

Të reja të mëdha e të vogla ju presin. Mërkuri, ylli i komunikimit hyn në shenjën tuaj dhe i ndihmuar edhe nga planetë të tjerë, premton t’ju japë një energji të veçantë për të arritur qëllimet tuaja në punë.

Akrepi

Disa planetë janë akoma në orbitë kundërshtuese dhe këtë gjë më shumë do ta ndjejë jeta në çift, që do të karakterizohet nga një divergjencë e theksuar me partnerin. Kujdes, veproni në mënyrë të ekuilibruar.

Shigjetari

Edhe pse mbështetja e miqve do të jetë prezent në ditën e sotme, përsëri do të ndiheni të vetmuar. Mos u dëshpëroni, është pikërisht Hëna që ju bën më të ndjeshëm se zakonisht.

Bricjapi

Armiku juaj më i keq mund të jetë mungesa e përqendrimit. Kini më shumë kujdes dhe mos lini që dembelizmi mendor t’ ju kushtëzojë ditë e sotme. Gjithsesi kjo nuk do t’ju cenojë aspak sigurinë tuaj.

Ujori

Një përmirësim në të gjitha anët. Impenjimet tuaja po bëhen gjithnjë e më të dendura, kjo është një shenjë shumë pozitive, por mundohuni të mos e ngarkoni shumë veten.

Peshqit

Duhet të bëni një sistemim të jetës tuaj, sidomos të asaj profesionale. Keni shumë qëllime, por duhet të punoni më shumë për t’i arritur ato. Shëndeti është mjaft i mirë.

Libohova Online