Huliganët serbë, me fuçi benzoli në stadium

1413358688031-wps-70-fans-of-serbia-roll-a-bar (1)Një katastrofë mund të ndodhte mbrëmë nga huliganët serbë. Ata kishin transportuar në shkallët e stadiumit fuçi me benzol, të cilat mund t’i ndiznin në mes të fushës. Kamerat në stadium kanë kapur momentin kur në stadium serbët fusin një fuçi për të përgatitur arenën për dhunë.

Dhjetëra tifozë deklarohet nga mediat serbe se janë ende të arrestuar, por mister mbetet fakti si hynë brenda stadiumit edhe fuçitë, kur tifozët shqiptarë u penguan dhe për një shall. Foto: Daily Mail