Humbi si kandidat në Gjirokastër, dorëhiqet koordinatori i Bashës

Partia Demokratike përsoi një humbje të thellë të dielën e zgjedhjeve parlamentare dhe fill pas dështimit, në selinë blu kanë nisur replikat, por edhe dorëheqjet.
Këtë të enjte ka njoftuar dorëheqjen nga posti i kordinatorit të Politikave të Territorit në PD arkitekti Besnik Aliaj.

“Miq pas rreth 2 viteve si koordinator i politikave te territorit ne PD dhe pas zgjedhjeve te fundit ku u perpoqa te jap kontributin tim modest, largohem nga cdo “funksion” imi ne PD dhe ja le rradhen te tjereve me te zote qe te kontribuojne. Do vijoj nderkohe te jem pjese e PD si antar i thjeshte. Gjithe te mirat per ju. Respekt per zgjedhjen tuaj si per ata qe me kane mbeshtetur dhe simpatizuar, edhe per ata qe me ka e keqkuptuar ose sulmuar. Ne cdo rast kjo bote ka vend per te gjithe!”-shkruan Besnik Aliaj.

Aliaj ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputet të PD-së në qarkun e Gjirokastrës, një garë që arkitekti e humbi.