Humor dhe denoncim për kryebashkiaken e Gjirokastrës te “Jeta Osh Qef”

 Humor dhe denoncim për kryebashkiaken e Gjirokastrës te “Jeta Osh Qef”

12509058_10153526982668371_9107967948961515481_nKryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami, është “shënjestra” e radhës e “Jeta Osh Qef”, faqes së mirënjohur në rrjetin social Facebook. Faqja ka publikuar një foto të Ramit, ku ajo shfaqet me cigare në dorë brenda një lokali, çka është në kundërshtim me ligjin Antiduhan të miratuar diku në vitin 2007.

“Kryetarja e Bashkisë Gjirokastër e tepëron me shpenzimet dhe del kundër ligjit anti-duhan”, shkruhet në përshkrimin që shoqëron foton e Zamira Ramit.

Natyrisht që nuk mungon as humori, duke marrë shkas nga kartmonedha 1 mijë lekëshe që ndodhet sipër tryezës së Ramit.  

xzzvdfgfd

Libohova Online