I ‘forti’ i Vlorës arrestohet te ‘Ura e Lumit’ në Gjirokastër. Lëvizte me makinë të blinduar dhe pistoletë në brez
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë një të ri qyteti i Vlorës, i cili po udhëtonte me një automjet të blinduar, që nuk kishte dokumentacion të rregullt. Ndërkohë 26-vjeçarit i është gjendur edhe një armë zjarri pistoletë. Më poshtë njoftimi i policisë për ngjarjen.
Eros Spahiu, 26 vjeç, banues në Vlorë. Në vëndin e quajtur Ura e Viroit gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë i është gjetur (në brez) një armë zjarri pistoletë e llojit GLOCK me 14 fishekë. Ky shtetas në momentin e ndalimit udhëtonte si pasagjer me mjetin e blinduar me targa AA 124 NZ. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit me fishekët dhe automjeti. Gjithashtu pas veprimeve të para hetimore, nga shërbimet e policisë është bllokuar dhe mjeti i blinduar në të cilin udhëtonte si pasagjer ky shtetas, pasi mjeti nuk dispononte dokumentacion të rregullt. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.