I gjejnë 1.9 gram hashash, arrestohet 27-vjeçari
February 16, 2016
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2014/10/drejtoria-e-policise-se-qarkut-te-gjirokastres_23-prill-2010-1.jpg)
Nga ana e Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Shkëlqim Ajdini, 27 vjeç, banues në Tepelenë.
Ky shtetas u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1.9 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale‘’Prodhim dhe shitje narkotikësh’’ të parashikuar nga neni 283 të Kodit Penal.