I gjejnë fishekë pa leje në shtëpi, ndalohet i moshuari nga Gjirokastra
November 11, 2017
Një i moshuar nga Gjirokastra është ndaluar nga policia pasi në banesën e tij u gjetën rreth 66 fishekë dhe një gjerdan fishekësh pa leje. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Dunavat’ një ditë më parë.
“Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin M.K., vjeç 68, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se rreth orës 15:00, në lagjen “Dunavat”, në banesë, iu gjetën e bllokuan 66 fishekë model 56, kalibri 7,62 mm, 5 fishekë për armë gjahu, kalibri 12 mm, 1 krehër dhe një gjerdan fishekësh, pa leje. Neni 278/2 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër.