I gjetën drogë në banesë, arrestohet i riu nga Gjirokastra

Policia-GjirokasterNga ana e specialistëve të Seksionit Kundër Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi:

Fatjon Paparizo, 28 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër. Arrestimi i tij u bë pasi:

 Gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:30, në një ambient ndihmës të banesës, iu gjet e iu bllokua në cilësinë e provës materiale 3.65 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të  parashikuar nga neni 283  i Kodit Penal.”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.