I gjetën kanabis në makinë, arrestohet 48-vjeçari nga Gjirokastra

Policia-GjirokasterNga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Artur Zhupa , 48 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi :

Në fshatin ‘’Humelicë’’ ,Gjirokastër, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Hunday” ,me targa TR 8326 R , i’u gjet dhe u sekuestrua në cilesinë materiale 14 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.