I kërkuan seks treshe, modelja demaskon futbollistët e Mancester United

11-94 (1)Mbrojtësi i Manchester United, Timothy Fosu-Mensah, i është lutur një modeleje angleze për “një treshe” me Anthony Martial. Ka qenë vetë Eglantine Aguilar, që e ka deklaruar këtë gjë, duke mpleksur keq dy lojtarët e “Djajve të Kuq”. Asi 18-vjeçar holandez, i cili po përjeton sezonin e tij të përparimit te Manchester United, në ekipin e parë, pretendohet se e ka pyetur modelen: “A mund ta bëjmë një treshe, 2 x 1? Me dy djem të zinj…”

Eglantine Aguilar ka thënë se Fosu-Mensah ka përdorur mesazhet nëpërmjet WhatsApp për t’ia shprehur këtë dëshirë seksuale vazhdimisht. Kështu njofton tabloidi britanik, “The Sun”. Në mbrëmje, para se Manchester United të fitonte 1-0 ndaj Aston Villa, Fosu-Mensah ka përdorur telefonin e tij celular për video thirrje, ndërsa modelja u është përgjigjur duke i kërkuar fotot lakuriq. Ishte Martial në telefon, që bisedoi në frëngjisht me Aguilar. Modelja 23-vjeçare, që gjithashtu u shfaq në një “reality dating show”, sulmoi Fosu-Mensah si “një djalë të humbur pak”, ndërsa i kujtoj se duhet të mendojë e të sillet si lojtar i ekipit të parë të Manchester United tani.

Me sa duket, marrëdhënia e tyre filloi më 13 prill, kur Fosu-Mensah filloi të shfaqte simpati për fotot me bikini të Aguilar, në faqen e saj të Instagramit, para se ta pyeste atë nëse do të donte një “ditëlindje seksi”. Eglantine iu përgjigj: “Lol, më lejon të të shoh?” Fosu-Mensah vijoi: “Ditëlindja ime është javën e ardhshme, dua që ti të jesh “torta” e saj.” Pas një serie mesazhesh miqësore, çifti komunikoi edhe në “Snapchat”.

Kur mbrojtësi mori një kërkesë, që t’i dërgonte paraprakisht fotot lakuriq, ai e pyeti modelen nëse do të jetë e interesuar për “një treshe”. “Fosu-Mensah tha se ishte mërzitur duke qëndruar në një hotel, duke më kërkuar për një video-bisedë, – tha modelja.  – Dhe më nxori Anthony në kamera. Ai ishte shumë më simpatik dhe i ëmbël, mjaft i qartë dhe dinte se si të bisedonte me një grua. Ne vetëm biseduam, normalisht, në frëngjisht, për disa minuta. Ai ishte shumë i këndshëm.”/ Telesport