I lodhur e i dëshpëruar, Spiro Ksera del para Apelit, por e lënë sërish në qeli (FOTO)
February 18, 2016
Spiro Ksera është shfaqur i lodhur dhe i dëshpëruar në sallën e gjyqit ku ka apeluar vendimin për arrest me burg.
Ksera kishte shpresuar se mund të hetohej në gjendje të lirë por gjykata e ka lënë në burg.
Ksera deklaroi se ai po diskriminohet pasi është me kombësi greke.
Spiro Ksera, ish-Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta u prangos me 29 janar, pasi kishte firmosur për dhënien e fondeve për disa aktivitete që në fakt rezultonin vetëm në letër.
Nga hetimet, mësohet se shuma e përfituar nga ish-ministri i qeverisë Berisha është 30 milionë lekë.