I marrin 500 mijë euro nga kasaforta, grabitet shtëpia e Genc Rulit
February 27, 2017
Rreth tre muaj më parë, burime të gazetës TemA, bëjnë me dije se disa persona të paidentifikuar, kanë grabitur banesën e Rulit në Farkë.
Grabitësit kanë përfituar nga fakti që në banesë nuk ka pasur njeri, dhe kanë grabitur kasafortën. Këto burime thonë se grabitësit kanë marrë plot 500 mijë euro, të cilat Ruli i mbante në kasafortë.
Por, Ruli nuk ka bërë denoncim në polici. E vetmja masë që është marrë, ka qenë pushimi i kompanisë së sigurimit që merrej me ruajten e zonës./Tema