I mori jetën të riut nga Dropulli, arrestohet shoferi nga Gjirokastra

Për aksidentin tragjik të mbërmjes së kaluar në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, pranë fshatit Vrisera ku humbi jetën 32-vjeçari Llambi Çamati, policia njofton se ka arrestuar drejtuesin e makinës “Benz” e cila përplasin zetorin me të cilin lëvizte i riu nga Dropulli.

“U arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, është përplasur me automjetin zetor me drejtues shtetasin Ll. Ç. dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i zetorit”, thuhet në njoftimin e Policisë Gjirokastër.

Si ndodhi aksidenti

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Pikës Kufitare të Kakavijës në afërsi të urës tek kryqezimi në drejtim të fshatit Vrisera. Një autoveturë tip Mercedez-Benz përplasi zetorin që drejtonte Llambi Çamati. Burimet konfirmojnë se përplasja ka qenë shumë e fortë pasi ‘Xhipi’ ka qenë me shpejtësi, ndërsa zetori pa sinjale dhe pa shenja dalluese fluoreshente.

Nga kjo përplasje ka ngelur i vdekur shoferi i zetorit Llambi Çamati 32 vjeç banor i fshatit Kakavijë. Ndërsa ka ngelur i lënduar edhe drejtuesi i autoveturës.