I mori lekë dhe euro, gruaja nga Gjirokastra mashtron një burrë nga Nepravishta

Dy ditë më parë ArgjiroLajm.net raportoi për ndalimin e një gruaje nga Gjirokastra, ndaj të cilës rëndon akuza për ‘Mashtrim’. Ndërkohë sot zbardhen të tjera detaje rreth kësaj gruaje, e cila është kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës.

Sipas policisë, E.L, 39 vjeç, banuese në Gjirokastër, dyshohet se në Mars 2017, në lagjen “Blloku i Furrave” në dyqan, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë tre kompjutera dhe një tabelë, shtetases F.M, vjeç 23 banuese në Gjirokastër.  Ndërkohë disa muaj më parë, e njëjta grua ka mashtruar një burrë nga fshati Nepravishtë, të cilit i ka marrë një shumë eurosh dhe lekësh.

Policia thotë se kjo ngjarje ka ndodhur në muajin korrik, kur E.L ka mashtruar shtetasin A.V 45 vjeç nga Nepravishta. Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Gjirokastrës ka referuar materialet hetimore për ngjarjet në Prokurorinë e rrethit.

©ArgjiroLajm.net