I mori motoçikletën dhe nuk i dha lekët, arrestohet 18-vjeçari nga Gjirokastra

policiaNga specialistët e Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë ndalimi i shtetasit Klaudio Dervishanji, 18 vjeç, banues në Gjirokastër.
Ky shtetas u ndalua pasi ndaj tij ka bëre kallzim shtetësja O.D, pasi shtetasi Klaudio Dervishanji para disa ditësh i ka marrë një motocikletë tip Honda Astra, pa dokumentacion me qëllim për ta blerë, por pasi e ka marrë nuk i ka kthyer as lekët as mjetin.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme