I moshuari i kërkon pension të lartë, Rama i kujton çfarë i ka thënë një grua nga Gjirokastra

Një ditë më parë gjatë takimeve në Dibër, kryeministri Edi Rama është përballur me ankesat e të moshuarve për nivelin e ulët të pensionit që ata marrin.

Në përgjigje të këtij shqetësimi, Rama iu përgjigj duke i kujtuar atë që i kishte thënë një e moshuar nga Gjirokastra.

“Ne kemi bërë dhe do vazhdomë të bëjmë më shumë për nipat dhe mbesat tuaja. Nuk e harroj kurrë një pensioniste në një zonë të Gjirokastrës, që u çua dhe më tha sado të ma rrisësh mua pensionin, do më shtosh diçka më tepër në pjatë. Por unë dua që të rrisni shumë më tepër mbështetjen për nipat dhe mbesate mia që të kenë mundësi të shkojnë në shkollë, të kenë mësues të mirë’, u shpreh Kryeministri.