I riu nga Gjirokastra mashtrohet për të ikur në Kanada, 45-vjeçari i merr paratë dhe zhduket
November 16, 2017
Një i ri nga Gjirokastra është mashtruar për të shkuar në Kanada nga një person me banim në Tiranë.
Policia njofton se është bërë kallëzim në Prokurorinë e Gjirokastrës për shtetasin S.H 45 vjeç, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, për ta dërguar në Kanada, i ka marrë një shumë eurosh shtetasit D.G, 28 vjeç nga Gjirokastra. Shuma e parave nuk bëhet me dije.