I thyen hundën me grushta pas sherrit për kullota, ndalohet 33-vjeçari

Nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u bë ndalimi me inisiativë i shtetasit:

Shahin Kola, 33 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi :

Në datë 04.05.2017, për motive pronësie (kullotë), ky shtetas ka goditur me grushta në fytyrë shtetasen Sh.K, 55 vjeçe, duke i shkarkuar dëmtime në hundë.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.