I vodhën dy celularë të riut nga Picari, dy të arrestuar nga Gjirokastra
Nga ana e Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërëarrestimi në flagrancë i dy shtetasve
J.S , 17 vjeç, banues në lagjen ‘’11-Janari‘’ Gjirokastër.
Enea Xhelili, 20 vjeç, banues në lagjen ‘’Granicë’’ Gjirokastër.
Këta shtetasu arrestuan pasi në datë 26.01.2016 në një lokal në lagjen ‘’18-Shtatori’’ i kanë vjedhur dy aparate celularë shtetasit E.R, 21 vjeç, banues në fshatin ‘’Picar’’, Gjirokastër.
Në cilësin e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan dy aparate celularë të markës ‘’SAMSUNG’’ dhe ‘’COBAN’’.
Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Vjedhje e kryer në bashkëpunim’’ të parashikuar nga neni 134 dhe 25 i Kodit Penal.