Ikën Arjan Feri, drejtori i ri për Kufirin dhe Migracionin në Gjirokastër

Ndryshimet e shpallura sot në Policinë e Shtetit kanë prekur edhe Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër.

Arjan Feri është shkarkuar nga posti i drejtorit, për t’u zëvendësuar me Manol Dhamajn.

Ky i fundit ka mbajtur deri më tani postin e shefit të sektorit të Rekrutimit, ne Drejtorine e Burimeve Njerezore, në Drejtorinë e Përgjithshme për Shërbimet.

Arjan Feri u emërua në krye  të Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin në Gjirokastër në shkurt të vitit 2016.