Ikona e muzikës greke rikthehet në Shqipëri, më 4 gusht Glykeria koncert në Dropull (VIDEO)

Pas koncertit të mbajtur në Tiranë rreth një vit më parë, ikona e muzikës greke, këngëtarja e famshme Glykeria do të rikthehet sërish në vendin tonë. Kësaj radhe koncerti do të mbahet në Dropull si një organizim i bashkisë. Vendi i përzgjedhur është te fusha sportive e fshatit Dervician ndërsa hyrja është e lirë pa qenë nevoja të blini një biletë. Koncerti do të nisë në orën 20:00.