Ilir Meta sot në Gjirokastër, LSI mban takimin e madh të fushatës

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon sot takimin e madh të fushatës në Gjirokastër.

I pranishëm do të jetë edhe Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta.

Tubimi është parashikuar të organizohet në Sheshin e Çerçizit ne oren 19:00.

Pritet që Ilir Meta të hedhë sulme të ashpra ndaj PS-së dhe Edi Ramës, aq më tepër që së fundi ka nisur në Gjirokastër shkarkimi i njerëzve të LSI-së.

LSI pretendon të fitojë dy mandate deputetësh në qarkun Gjirokastër, por pas marrëveshjes Rama-Basha më 18 qershor, pozitat e saj janë të rrezikuara ndjeshëm.

Këtë e shpjegon edhe fakti se Ilir Meta ka zbritur vetë në terren për fushatë, ndonëse do duhej të respektonte pozicionin e tij të ri si kreu i shtetit.