Ilir Meta takim në Libohovë në mbështetje të Luiza Mandit [FOTO]

skafhlPak përpara se Lulzim Basha të prezantonte Altin Comon, në Libohovë erdhi edhe kryeparlamentari Ilir Meta. Ai shoqërohej nga ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe deputeti Vangjel Tavo. Takimi me qytetarët u zhvillua në Shtëpinë e Kulturës në Libohovë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Kuvendit shprehu bindjen për fitoren e së majtës në Libohovë. Ai kërkoi mbështetje nga libohovitët për kandidaturën e Luiza Mandit.

“Do të meritojë edhe mbështetjen dhe besimin tonë si Aleancë për Shqipërinë Europiane. Unë jam i bindur në fitoren e padiskutueshme jo vetëm në Libohovë, jo vetëm në Gjirokastër jo vetëm në Tiranë por edhe në gjithë Shqipërinë. Do të jetë një rikonfirmim edhe më i fuqishëm se sa zgjedhjet e 23 qershorit”, tha Meta. Më herët gjatë ditës, Meta ishte në Gjirokastër, ku prezantoi Zamira Ramin.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Arben Ahmetaj, duke marrë fjalën në këtë u shpreh i bindur për fitoren e koalicionit qeverisës në bashkinë e Libohovës, ndërkohë që theksoi se PS-LSI do të funksionojnë si një forcë e vetme në këto zgjedhje.

“Unë jam i bindur se në darkën e 21 qershorit Luiza Mandi do të jetë kryetarja e re e Bashkisë së Libohovës. Ajo është propozuar nga ju, jo vetëm nga qyteti i Libohovës, por edhe nga komunat përreth. Ajo është një mjeke shumë e zonja dhe do të jetë një përfaqësuese e shkëlqyer e mazhorancës në këtë bashki. Është shumë e rëndësishme që ne të funksionojmë si PS-LSI, ne jemi një forcë që qeverisim dhe do të quhet që edhe këtë betejë ta bëjmë po ashtu siç e bëmë në 2013-n, së bashku”, deklaroi ndër të tjera  Ahmetaj.

adhasdfjkdsfhsdkfhlibohove