Ilir Meta zgjidhet Presidenti i ri i Shqipërisë

Ilir Meta është zgjedhur president në një sallë të boshatisur nga opozita dhe të bojkotuar nga trupi diplomatik në Tiranë.

Ai mori plot 87 vota pro dhe dy vota kundër.

Pas përfundimit të votimit, nuk pati as festë sa brohoritje përpos disa duartrokitjesh të zbehta të socialistëve.

Kur përfundoi votimi me të parin njeri që Meta shtrëngoi duart ishte Edi Rama.

Sapo mori fjalen pas votimit Meta tha se mes pushtetit dhe demokracise ka zgjedhur gjithnje te dyten.