Incident elektoral në Gjirokastër. Kush po i gris posterat e PS në “Manalat”?

Edhe pse jemi 23 ditë larg zgjedhjeve, një incident elektoral është shënuar në Gjirokastës tre ditë më parë.

Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, pasi në lagjen “Manalat”, tek zyra elektorale e Partisë Socialiste kanë grisur disa postera.

Ky veprim sipas policisë dyshohet paraprakisht të jetë kryer nga dy fëmijë të moshës 9 dhe 13 vjeç, për të cilët dyshohet se janë shtyrë nga përkrahës të partive të tjera, LSI ose PD.

Hetimet jane referuar nga policia ne baze te Nenit 325 te Kodit Penal, i cili parashikon:

Pengimi i subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese

Pengimi me dhunë apo me çdo mënyrë tjetër i subjekteve elektorale për të zhvilluar rregullisht aktivitetin e tyre në përputhje me ligjin gjatë fushatës së zgjedhjeve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

/ArgjiroLajm.net/