Incident në lagjen “Punëtore”/ Gazetarja i bën presion drejtorit të OSHEE-së (VIDEO)

Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një qendër votimi në lagjen “Punëtore” të Gjirokastrës.

Ka pasur debate mes një gazetareje dhe drejtorit të OSHEE-së, Andi Shkurta.

Mësohet se ky i fundit, në rolin e vëzhguesit, i ka kërkuar gazetares të mos filmojë, ndërsa ajo i është kthyer ashpër me tone kërcënuese, si dhe e ka akuzuar se shpërndan para.

Jo zyrtarisht mësohet se gazetarja ishte nga Alpo Tv, media pranë LSI-së në Gjirokastër. Shihni videon më poshtë.

/ArgjiroLajm.net/