Incidenti në Lazarat, gjykata lë në “arrest shtëpie” gruan dhe kunatën e Gate Mahmutaj

timthumb (11)“Arrest shtëpie” është masa që Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë për Natasha dhe Marjana Mahmutaj, gruaja dhe kunata e Gate Mahmutaj, ky i fundit i futur në burg për kultivim lëndësh narkotike. 

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm gjykata e Gjirokastrës ka nisur seancën për dhënin e e masave të sigurisë për 9 persona të arrestuar pak ditë më parë në fshatin Lazarat pas një përplasje mes policisë dhe disa banorëve të fshatit. 

Në vazhdim gjykata pritet të japë masat edhe për 7 persona duke qenë se dy gratë e arrestuara u lanë në arrest shtëpie. Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura. /BW

NGJARJA 
Pak ditë më parë disa banorë të Lazaratit qëlluan me gurë policinë dhe grupin e xhirimit të News 24. Gjithçka nisi pas një proteste të gjimnazistëve dhe banorëve në qendër të qytetit, të cilët protestuan pasi nuk duan që në fshat të patrullojë policia. 

Edhe grupi i xhirimit të News 24, së bashku me gazetaren Eri Muço kishin shkuar në fshat pikërisht për të filmuar këtë protestë, që ishte paralajmëruar si paqësore. Por duket se situata është tensionuar dhe banorët kanë nisur të qëllojnë mbi policinë. 

Të arrestuarit 
Çaush Koçiu, vjeç 21, banues në Lazarat, Gjirokastër. 
Altin Bejko, vjeç 40, banues në Lazarat, Gjirokastër. 
Elton Gërveshi, vjeç 37, banues në Lazarat Gjirokastër. 
Marjana Mahmutaj, vjeç 45, banuese në Lazarat, Gjirokastër. 
Natasha Mahmutaj, vjeç 40, banuese në Lazarat, bashkëshortja e Gate Mahmutaj. Kjo shtetase është e evidentuar si një nga pjestarët e grupit që kanë sulmuar me armë forcat e Reparit Renea në vitin 1998 ku mbetën të plagosur 8 efektivë të policisë, si dhe është e evidentuar përsëri si një nga pjestaret e grupit që kundërshtuan me armë forcat e policisë gjatë operacionit antikanabis të zhvilluar në muajin Qershor në Lazarat. 
Arnold Boci, vjec 19, banues në Lazarat, Gjirokastër. 
Gurim Toti, vjec 20, banues në Lazarat, Gjirokastër. 
Kanan (Adnand Cako), vjec 25, banues në Lazarat, Gjirokastër.