Informaliteti, kreu i Inspektoriatit të Punës, takim me përfaqësues të biznesit në Gjirokastër

Dritan-YlliDrejtori i Inspektoratit të Punës Dritan Ylli ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të biznesit në Gjirokastër. Ylli deklaroi gjatë këtij takimi se do të ketë një forcim të kontrolleve kundër informalitetit në tregun e punës.

“Ofrojmë bashkëpunimin tonë me biznesin që është korrekt ndaj ligjit, por do të ketë masa të ashpra ndaj konkurrencës së pandershme”, tha Drejtori i Inspektoratit të Punës, Dritan Ylli.

Më tej ai u shpreh se ka një rritje të ndërgjegjësimit të bizneseve për regjistrimin e punonjësve në skemën e sigurimeve shoqërore.

“Inspektori i pinës do jetë pranë çdo punonjësi për të mbrojtur të drejtat e tyre të ligjshme”, tha Ylli./BW