Injoranca e Tritan Shehut me drejtshkrimin e gjuhës shqipe (FOTO)

Ditët e fundit në media është komentuar gjerësisht kandidati për deputet i PD-së në Pogradec, Klevis Balliu, djali i Fahri Balliut, për faktin e të qenit tërësisht injorant në drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Në postimet e tij në Facebook, ai bën gafa të shumta.

Por Balliu nuk është i vetmi në këtë drejtim. Tritan Shehu, kandidati që kryeson listën e PD-së në Gjirokastër, ka rekordet e veta. Po t’i hedhësh një sy atyre që shkruan në Facebook gjen gabime të shumta drejtshkrimore, të pafalshme për një pedagog, mjek apo ish-ministër si Shehu.

Nuk është fjala thjesht për faktin se Shehu nuk e gjen dot në tastierën e celularit gërmën “ë”, por ka gabime të tjera trashanike. Dikush mund të thotë se këto janë detaje të parëndësishme. Por në fakt nuk është krejt kështu, pasi edhe drejtshkrimi i gjuhës është element që tregon seriozitetin dhe përgatitjen e një politikani.

Fundja, përse qytetarët duhet të besojnë premtimet e Tritan Shehut, kur ato të paktën nuk janë shkruar as shqip?! Fotot më poshtë tregojnë disa prej postimeve të Shehut, ku ne kemi nënviziuar me të kuqe gabimet drejtshkrimore.

Mbase pas këtij lajmi Shehu do të bindet se ka nevojë për leksione shtesë në drejtshkrimin e gjuhës shqipe.

/ArgjiroLajm.net/