Inspektim nga ajri për kanabisin, Ministri i Brendshëm fluturon mbi Gjirokastër

Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj ditën e sotme ka kryer një inspektim ajror, ku ka monitoruar situatën në vend lidhur me kultivimin e lëndëve narkotike.

Inspektimi u krye specifikisht në territoret që kanë qenë problematike gjatë vitit të kaluar.

Ajo që u vu re ishte se nuk pati asnjë evidentim të rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Itinerari i inspektimit nga ajri ka qenë Tiranë, Krrabë, Elbasan, Cërrik, Bregu i Lumit të Vlorës, Gjirokastër.

Ministri Demiraj ka paralajmëruar Policinë e Shtetit të përqëndrohet në evidentimin dhe sekuestrimin e sasive stok të lëndëve narkotike të trashëguara nga viti i kaluar, në mënyrë që trafikimi i tyre jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të minimizohet dhe parandalohet plotësisht.