Inter kërkon falje për banerin e tifozëve kundër Kosovës

 Inter kërkon falje për banerin e tifozëve kundër Kosovës

20160128130129245646Interi ka kërkuar falje për banderolën që u shfaq nga tifozët e tij në ndeshjen kundër Carpit. Në banderolë shkruhej “Kosova është Serbi” në gjuhën angleze. Inter thotë se baneri është shfaqur në mënyrë ilegale.

Deklarata e plotë e Inter:

“Ju kërkojmë ndjesë për atë çfarë ka ndodhur gjatë ndeshjes Inter vs Carpi, më 24 Janar 2016. Qendra e Koordinimit të Inter Klubeve (CCIC) është një organizatë jo-politike me të vetmin qëllim që të mbështesë skuadrën, Inter Club-et dhe anëtarët e saj kudo në botë, pavarësisht gjinisë, racës, nacionalitetit, besimit fetar, etj.

Banderola është shfaqur në mënyrë ilegale në stadium dhe është larguar menjëherë sapo e kemi vënë re. Personave të caktuar që e shfaqën u është dhënë vërejtje.

Ky gjest ofendues dhe injorant i bërë nga vetëm disa persona nuk mund të shkatërrojë pasionin e Inter Club Kosova që ka për këtë skuadër dhe ngjyrat e saj. Inter Club Kosova është zyrtare, e njohur dhe është një klub i tifozëve me shumë rëndësi në familjen e madhe të Inter Clubeve, të cilët gjithmonë kanë mbështetur Inter dhe kane treguar gatishmëri për t’i bashkuar tifozët nga e gjithë bota pa i diskriminuar ata.

Që nga viti 1997 F.C. Internazionale ka zhvilluar një program të suksesshëm dhe shumë të rëndësishëm të quajtur Inter Campus, me anë të cilit ka kontribuar në zhvillimin projekteve të komuniteteve lokale, duke ofruar mbështetje edukative, shoqërore dhe shëndetësore bashkë me partneret lokalë. Gjithashtu Inter Campus ka për qëllim integrimin shoqëror midis entiteteve dhe kulturave te ndryshme.

Edhe një herë ju kërkojmë ndjesë për atë që ka ndodhur dhe ju mirëpresim në ndeshjen e ardhshme në shtëpi, në San Siro”.

Libohova Online