Investim për sistemimin e shtratit të lumit, kryebashkiakja e Libohovës inspekton punimet

12282144_10206970681578341_9076066_oNjë investim me vlerë rreth 21 milionë lekë të reja ka nisur prej ditësh pranë fshatit Suhë, për të sistemuar shtratin e lumit, i cili nga prurjet gjatë dimrit dëmtonte tokat në fushë.

Investimi është një financim i PNUD-t dhe pritet të përfundojë brenda dy muajsh.

Këtu janë punësuar rreth 25 vetë nga Libohova. Gjatë ditës së sotme kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi, ka qenë në terren për të inspektuar nga afër punimet në këtë zonë.

Në bisedë me përfaqësuesit e firmës që kryen punimet dhe punëtorët, Mandi shprehu mbështetjen e Bashkisë Libohovë për krijimin e të gjitha lehtësirave që ky investim të përfundojë në kohë dhe sipas parametrave të parashikuara në projekt.

Nga mungesa e ndërhyrjes në vite, shumë prej tokave që gjenden pranë shtratit të lumit ishin dëmtuar dhe rrezikonin të shkatërroheshin më tej.

12268691_10206970685898449_1137335453_o12281916_10206970680338310_1913370368_o12271467_10206970681498339_507575833_o12255595_10206970678018252_1398046620_o12255107_10206970687458488_997453319_o