Investimi në rrjetin elektrik të Libohovës, mbërrijnë shtyllat e reja

rrjeti elektrik 1Investimi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në rrjetin elektrik të Libohovës pritet të nisë në ditët e ardhshme.

Sot kompania që do të kryejë këtë investim ka sjellë në Libohovë dhjetra shtylla betoni, të cilat do të zëvendësojnë të vjetrat.

Më herët në fillim të muajit mars mbërriti kabëlli i ri, model “Abc”.

Ky i fundit përdoret për të ulur nivelin e humbjeve, si dhe për të rritur sigurinë në transmetimin e energjisë.

Punimet parashikohet të zgjasin disa muaj, për shkak të shpërndarjes së madhe që ka Libohova.

|Libohova Online|

rrjeti elektrik