Ironia e fatit/ Viktima e aksidentit në Gjirokastër kishte humbur vëllain te i njëjti vend 20 vjet më parë
Personi që shihni në foto është 32-vjeçari, Blerim Bizhga, i cili humbi jetën tragjikisht sot në një aksident automobilistik në Gjirokastër, pranë liqenit të Viroit.
Fatkeqësisht po afër këtij vendi, i riu kishte humbur vëllain në një tjetër aksident automobilistik. Aksidenti ndodhi duke u gdhirë dita e hënë.
Bizhga bashkë me shokun që kishte në makinë, Sokol Lushkaj, ndodhej në një prej lokaleve të Gjirokastrës nën shoqërinë e disa miqve të tyre. T ë dy po ktheheshin nga Gjirokastra për në Tepelenë.
Blerim Bizhga punonte në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në Bashkinë Tepelenë, ndërsa shoku i tij i plagosur rëndë nga aksidenti shërbente si ushtar me pagesë në Forcat e Armatosura.
Dyshohet se mjeti me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga për shkak të humbjes së kontrollit mbi makinë, por edhe prej mjegullës dhe lagështirës në rrugë.