Ironia e Bazes me Bashkinë Libohovë

Libohove3Në editorialin “Vonesa fyese për kandidatët e Tiranës”, i botuar sot në gazetën Tema, duke trajtuar procesin e zgjedhjes së kandidatëve për bashkinë më të madhe në vend, gazetari Mero Baze përmend edhe Libohovën. Më konkretisht ironizon kreun e PD-së, Lulzim Basha, që sipas Bazes e konsideron zgjedhjen e kryebashkiakut të Tiranës një proçes po aq të rëndomtë sa zgjedhja e kryebashkiakut të Libohovës. Më poshtë pjesa e shkrimit ku përmendet Libohova:

“Ndryshe nga Rama, Basha e ka problemin në të kundërt. Ai u vonua deri sot, pasi donte të sigurohej që nuk do ishte ai kandidat. Për këtë pati një betejë të zgjatur, si një lloj lufte të ftohtë me familjen Berisha, derisa ata e amnistuan dhe e lejuan të “Mos digjej”, nën parimin që ai që nuk bën për Tiranën, bën për Shqipërinë. Pas kësaj, ai bën sikur zgjedhja e kryebashkiakut të Tiranës është e njëjta procedurë si ajo e kryebashkiakut të Libohovës dhe sajon procedura dhe komisione verifikimi”,- thotë Baze në shkrimin e tij.

Përmendja e Libohovës në këtë shkrim i referohet faktit që është një bashki e vogël dhe zgjedhja e kandidatit për të, mund edhe të bëhet në minutat e fundit qoftë edhe si një pazar i thjeshtë, ndërsa për Tiranën thotë ai, kandidatët duhet t’i bëhen të njohur publikut muaj e muaj para sepse është bashkia më e madhe në vend. Për të lexuar të plotë shkrimin e tij, klikoni linkun këtu (http://www.gazetatema.net/web/2015/03/24/vonesa-fyese-per-kandidatet-e-tiranes/)