Ish deputeti i Gjirokastrës, Genc Ruli tregon si po e shkatërron Basha PD-në
Ish -deputeti demokrat tregon tre traumat brenda PD. Pjesë nga deklarata e Genc Rulit në emisionin “360 gradë” në Ora News.
Genc Ruli: Trauma e parë ishin zgjedhjet e para pas një lideri mbi njëzet vjeçar karizmatik i cili konsiderohej i pakonkurueshëm.
Ditën që ikën kësaj partie i jepet mundësia që të përshtatet me klimën e re që nuk ka peshën e liderit autoritar. Lideri që do të dilte të vinte të paktën i legjitimuar. Unë pa e fshehur kam qenë për Olldashin, sepse ai duke e lexuar mirë projeksionin dhe angazhimin e Berishës për të fituar Basha ndërmori atë sfidë. Unë isha kundër atij lloj procesi. Doja të lihej një garë e hapur, ku të kishte disa kandidatura dhe PD do të përgatitej për epokën e re, pa liderin e saj historik. Ky problem nuk ndodhi. Madje dhe kjo përplasje solli krisje të thellë. Pas fitores është një fjalë e Berishës: Fituesi merr të gjitha dhe humbësi i humbet të gjitha. Kishte të bënte ku do të dimensionohej Olldashi në raport me Bashën.
Momenti tjetër. Kur Basha fitoi i kemi dhënë dorën, uruar por që atë ditë e prapa, kur hymë në procesin e dytë brenda PD-së, (zgjedhjet brenda PD gjashtë muaj më pas )ishte: I vetmi autoritet legjitim në PD është Lulzim Basha të tjerët janë ilegjitimë. Ne nga erdhëm?! Nga ferrat?! Ne ishim zgjedhur nga strukturat
PD nuk ishte një makinë për të garuar në pistë me PS, por ishte një makinë ku rrota e majtë ishte në luftë me rrotën e djathtë, motori nuk ishte me asnjërën nga këto. Luli i mbulonte me pecetë problemet e vërteta.
Trauma e tretë. Zgjedhjet e fundit. Nëse të parën e quajmë dramë, të fundit ishin farsë. Na shpiku një term “ngrirje”. Demokracia nuk luhet me hile. O luhet ose dhunohet haptazi. Nëse ky do të vepronte si një lider i ri, që është ende nëkërkim të legjitimitetit të tij, do të thoshte përgjegjësia është e imja.
Arben Imami: Kush humbet zgjedhjet (e ka per zgjedhjet parlamentare) duhet të iki!
Genc Ruli: Në zgjedhjet për kryetar, Basha duhej të mbante një qëndrim shumë më dinjitoz. Për vetën e tij një herë. Shpiku fjalën “ngrirje” . Unë jam kryetari por nuk jam kryetari, por ama gjithë ditën rri tek selia, çon sejmenët poshtë.
Ka pasur farsa në zgjedhjen për kryetar. Unë të marr vetëm një shifër. Në 2013 në garën Olldashi-Basha kanë votuar 600 anëtarë partie, kur makina partiake ishte më e nxehur, tani raportojnë 1200.
Kur në fakt kanë vajtur e votuar 250. Çfarë ishte ky zell për të rritur kot shifrën?!
Nuk qe vjedhje, por nuk kishe nevojë. Qoftë dhe me 2 mijë vota mbi Selamin ti fitoje.
Artur Zheji: Kjo është sfilitje
Arben Imami: Pocaqi i thuhet andej
Genc Ruli: Pocaqi!