Ish-drejtori i Policisë së Gjirokastrës emërohet në krye të Policisë së Shtetit

haki-cako-drejtori-policise-gjirokaster-dielli.al_-600x398Dy javë pas largimit nga Posti i Drejtorit të Përgjithshëm i Policisësë Shtetit të Artan Didit, Haki Çako është emëruar sot zyrtarisht Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Haki Çako u komandua në këtë post pas dorëheqjes së Artan Didit, ndërsa tashmë ka marrë edhe zyrtarisht emërimin në krye të policisë.

Çako ka një karriere 23 vjeçare në Policinë e Shtetit, por pas operacionit të Lazaratit u emërua zv.drejtor i përgjithshëm për krimet e rënda. Para se të emërohej zv.drejtor ai ka mbajtur pozicionin e drejtorit të qarkut në Gjirokastër.