Ishin dënuar me burg nga Gjykata e Gjirokastrës, arrestohen dy persona
Nga Specialistët e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë ndalimi i shtetasit Drilon Tota, 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ka lëshuar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, e cila e ka dënuar me 9 vjet burg për veprën penale ” Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim “.
Gjithashtu nga Specialistët e Stacionit të Policisë Memaliaj është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit Agron Hasa, 60 vjeç, banues në fshatin Krahës 1, Memaliaj, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ka lëshuar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, e cila e ka dënuar me 3 vjet burg për veprën penale ” Kultivim i bimëve narkotike “