Ishin dënuar nga Apeli Gjirokastër për vjedhje lopësh, arrestohen nga policia

Lazarat policiaKapen dhe ndalohen dy shtetas për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” të dënuar me nga 20 (njëzetë ) muaj burg.

Nga ana e Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit të Komisariatit të Permetit është bërë kapja dhe ndalimi i dy shtetasve

– Zafir Muskaj, 35 vjeç, banues në Fier
-Kreshnik Likaj , 25 vjeç , banues në Fier.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendim Nr. 20-2015-825/218 datë 07.09.2015 i ka dënuar me nga 20 (njëzetë ) muaj burg pasi këta shtetas në muajin prill të vitit 2014 kanë vjedhur 3 lopë, të cilat i përkisnin shtetasit A.H.