Ishin në kërkim për trafik droge, policia e Gjirokastrës arreston dy persona

Policia-GjirokasterNga ana e Shërbimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër është bërë e mundur kapja e shtetasit Besjan Sina, 29 vjeç, banues në Gjirokastër.

Kapja e këtij shtetasi është bërë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendim nr.556, datë 02.04.2016  ka caktuar masën e sigurisë ‘’Arrest me burg’’ për veprën penale  ‘’Prodhim dhe shitje narkotikësh’’.      

Nga ana e Shërbimeve të Komisariatit  Përmet është bërë e mundur kapja e shtetasit  Julian Hila, 33 vjeç, banues në Përmet.

Kapja e këtij shtetasi është bërë pasi Gjykata e Apelit Tiranë me vendim nr. 878, datë 29.04.2015 ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila e ka dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitje e narkotikëve’’.