Ishte arratisur nga burgu në vitin ’97, arrestohet në Kakavijë 63-vjeçari
September 1, 2016
Një person i shpallur në kërkim për një vrasje i arratisur nga burgu, është arrestuar nga policia kufitare e Kakavijës.
Ilia Shukli, 63 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan u arrestua pasditen e djeshme. Gjatë përpunimit të të dhënave në sistemin Tims të personave të kthyer deportiv nga pala kreke, rezultoi se Shukli ishte person i shpallur në kërkim.
Ai akuzohet se është arratisur nga burgu gjatë trazirave në mars të vitit 1997, ku vuante dënimin me 17 vjet burg, për veprën penale “Vrasje me dashje”, krim për të cilin është dënuar në vitin 1990.
Arrestimi i tij u bë me synim vuajtjen e dënimit të mbetur për krimin e kryer, ndërsa prej vitesh që nga arratia dyshohet se jetonte në Greqi