Ishte dënuar me 5 vjet burg, policia e Gjirokastrës arreston 27-vjeçarin

ImagesNë vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, Specialistët e Sektorit  Kundër Narkotikëve Gjirokastër, mbi bazën e informacioneve të marra  në rrugë operative , është finalizuar me sukses operacioni ‘’Befasia’’. Si rezultat i këtij operacioni  është bërëë mundur kapja dhe ndalimi i shtëtasit në kerkim Gazmir Muhaj, 27 vjeç, banues  në fshatin Katundisht, Përmet.

Ky shtetas u ndalua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet  me urdhër nr. 34 datë 21.09.2015   dhe vendim  nr.16/22-2015-149  datë 29.04.2015 e ka dënuar këtë shtetas  me 5 vjet burg për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitje narkotikësh’’ .