Ishte dënuar për vjedhje, kapet në Kakavijë 28-vjeçari

policia-gjirokaster_dielli.al_Nga ana e Shërbimeve të Policisë Kufitare Kakavije, në hyrje të Republikës së Shqipëris është bërë ndalimi i shtetasit Gentian Gjoni, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u ndalua pasi Prokuroria Tiranë ka dërguar urdhrin e datës 14.07.2014 për ekzekutimin e vendimit penal nr.1618 , datë 04.12.2013 të Gjykatës së Rrethit Tiranë, lënë në fuqi me vendim nr.717, datë 11.07.2014 të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale ’Vjedhje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë’’ parashikuar nga nenet 134/2,22 të Kodit Penal.